E rëndë në Shqipëri: Dy 16-vjeçarë hyjnë të lahen në lagunën e Patokut, mbytet njëri prej tyre

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur teksa lahej në det me shokun e tij. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut në Shqipëri, ku dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin. Ndërsa ishin duke u larë, njëri…

Lajme

24/07/2025 19:30

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur teksa lahej në det me shokun e tij. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut në Shqipëri, ku dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende, njoftone euronewsalbania.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.