E rëndë: Digjet një shtëpi nga zjarret masive në Kqiq të Mitrovicës

Zjarre të mëdha e masive janë duke ndodhur në fshatin Kqiq të Mitrovicës. Deri tani, zjarri kishte kapluar fusha e male ndërsa tani i është afruar edhe shtëpive. Mediat lokale kanë raportuar se është djegur edhe një shtëpi. Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Lajme

10/08/2025 22:03

Zjarre të mëdha e masive janë duke ndodhur në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

Deri tani, zjarri kishte kapluar fusha e male ndërsa tani i është afruar edhe shtëpive.

Mediat lokale kanë raportuar se është djegur edhe një shtëpi.

Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.