E pritshme- Shënojnë rritje çmimet e konsumit
Çmimet e konsumit janë mesatarisht më të larta 1.1 për qind në dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë 2023, inflacioni mujor ishte 0.7% në dhjetor 2024, ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për 2024 është 1.6 për qind. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e konsumit shënuan…
Lajme
Çmimet e konsumit janë mesatarisht më të larta 1.1 për qind në dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë 2023, inflacioni mujor ishte 0.7% në dhjetor 2024, ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për 2024 është 1.6 për qind.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e konsumit shënuan rritje 0.7 për qind në dhjetor 2024 krahasuar me nëntorin 2024.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2024 ishte më i lartë mesatarisht 1.6% krahasuar me 2023.
Ngritja e çmimeve është vërejtur te biletat e fluturimeve (10.8%), kafja, çaji dhe kakao (8%), pijet alkoolike (6.9%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6.5%), shërbimet financiare (5.8%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5.3%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5.2%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (5.1%), pemët (4.8%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4.6%), veshje (4%), kujdesi personal (3.7%), energjia elektrike (3.4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,3%), duhani (2.7%), buka dhe drithërat (2.5%), shërbimet hoteliere (2%) dhe mishi (1.9%) me një ndikim të përbashkët 2 për qind në IHÇK.
Ndërsa rënie e çmimeve është vërejtur te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.4%) dhe blerja e automjeteve (-1.8%) me një ndikim të përbashkët -0.4 për qind në IHÇK.
Çmimet e konsumit janë më të larta mesatarisht 1.1% në dhjetor 2024 krahasuar me dhjetorin 2023, si rezultat i ngritjes së çmimeve: kafja, çaji dhe kakao (14.4%), vajrat dhe yndyrat (9.3%), shërbimet financiare (9.1%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5.9%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,8%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4.5%), qumështi, djathi dhe vezët (3.8%), pijet alkoolike (3.5%), veshje (3%), mishi (2.9%), kujdesi personal (2.7%), buka dhe drithërat (2.6%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2.5%), prodhimet ushqimore (1.8%), shërbimet hoteliere (1.8%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (1.6%), duhani (1.4%), pajisje shtëpiake (1.2%) dhe perimet (1%) me një ndikim të përbashkët prej 2 për qind në IHÇK.
Ndërsa rënie kishte te lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-8.3%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5.7%), pemët (-4.1%), blerja e automjeteve (-2.5%) dhe energjia elektrike (-2.2%) me një ndikim të përbashkët prej -0.9 për qind në IHÇK.
Çmimet e konsumit janë më të larta 0.7% në dhjetor 2024 krahasuar me nëntorin 2024, si rezultat i ngritjes së çmimeve te biletat e fluturimeve (25.4%), energjia elektrike (6.2%), perimet (2.5%), kafja, çaji dhe kakao (2.2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1.3%) me një ndikim të përbashkët 0.8 për qind në IHÇK. Ndërsa rënie kishte te pemët (-2.5%) dhe pijet alkoolike (-1.2%) me ndikim -0.1 për qind në IHÇK.
Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % të matura nga IHÇK
Ndryshimet mujore dhe vjetore të çmimeve në % për grupe dhe nëngrupe të COICOP-it.