E premte me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të premten vendi ynë do të karakterizohet me moti të kthjellët, me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 13 deri 18°C, varësisht nga regjioni, transmeton lajmi.net. Era do të…

Lajme

09/10/2025 23:43

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të premten vendi ynë do të karakterizohet me moti të kthjellët, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 13 deri 18°C, varësisht nga regjioni, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Kushtet meteorologjike pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, me stabilitet të përgjithshëm atmosferik gjatë ditës./lajmi.net/