E pranon Nitaj: S’kemi arritur ta identifikojmë urdhëruesin e deportimit të turqve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, , njëherazi një nga anëtarët e Komisionit hetimor për rastin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se Komisioni nuk ka arritur që të dëshmojë për urdhërdhënësin e deportimit të qytetarëve turq.

Lajme

25/06/2019 18:27

Ai ka folur të martën në “Imazh” te RTK.

“Nuk kemi arritur ta dëshmojmë urdhërdhënësin, por kemi arritur të dëshmojmë një numër shkeljesh. Ky raport është një bazë e mirë për adresimin e përgjegjësisë.Tani radhën e kanë institucionet e tjera, që janë të ndara nga Kuvendi i Kosovës”, ka theksuar Nitaj. “

Shpeshherë e vërteta e pretenduar edhe kur është absolute është e pavlevshme nëse nuk arrinë të argumentohet”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, u mbajt edhe një séancë nga ku u votuar raporti i Komisionit Hetimor.