E ‘përzuri’ nga skena Big Mamën por ajo e lë pa fjalë duke ia përmendur Getin
Një nga çiftet e "C'est la vie" që sjellin gjithmonë humor në skenë e me performancat e tyre janë Big Mama dhe doktor Skerdi.

ShowBiz
Dyshja mbrëmjen e sotme performuan këngën “Mamica” dhe pas performancës nisi humori e batutat në sallë.
Për ta përmbyllur pasi kishte ardhur koha për performancën tjetër, Marina i largoi nga skena doktorin dhe Bigun, por kjo e fundit duke shkuar i tha: “Javës tjetër do këndoj këngën e burrit tënd”.
Marina shtangu për një moment e befasuar, por më pas vazhdoi normalisht shfaqjen. Na mbetet të presim të dielën tjetër për të parë nëse vërtet Big Mama dhe doktor Skerdi do performojnë ndonjë këngë të Getoarit.