E pazakontë: Shoferi i kamionit gjen pitonin mbi katër metra

Një shofer i një kamioni u shokua kur gjeti një piton me gjatësi 4,5 metra në motorin e kamionit të tij.

Fun

08/10/2019 15:39

Ai dëgjoi një zhurmë të pazakonte në mjetin e tij lëvizës gjersa po udhëtonte me të. Kësisoj, e ndaloi veturën në një skaj të rrugës për të kuptuar se çfarë po ndodh, vetëm e vetëm për ta parë zvarranikun brenda automjetit të tij, transmeton lajmi.net.

Personi, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur, kërkoi ndihmë nga një mekanik, i cili e nxori pitonin gjigant nga kamioni.

Videoja ka marrë miliona shikime dhe është shpërndarë mijëra herë. /Lajmi.net/