E pazakontë: Pasagjeri fillon t’i prejë thonjtë e këmbëve në autobus

Një video po shfaq momentin kur një pasagjer fillon të prejë thonjtë e këmbës së tij.

Fun

18/03/2019 17:24

Në pamje, të filmuara në Sidnej të Australisë, pasagjeri është ulur zbathur, ndërkohë që fillon të prejë thonjtë e gishtave të këmbëve, duke i lënë ata të bien në tokë, transmeton lajmi.net.

Njeriu gjunjëzohet për të marrë një kënd më të mirë prerjes, ndërsa identiteti i tij fshihet falë një xhakete dhe kapele të një duksi me ngjyrë të zezë.

Një pasagjer tjetër u ul në rreshtin fqinj dhe filloi ta incizonte momentin e pazakontë.

Këto janë pamjet që ai ka sjellë për Daily Star. /Lajmi.net/