E pazakontë: Njeriu puth aligatorin në hundë, më pas bën “selfie” me të
Kurreshtja njerëzore shtyen që të bëjnë veprime të çmendura.
Fun
I tillë është edhe ky veprim i një vizitori në njërën nga hapësirat e “okupuara” ujore, i cili u kap duke bërë veprime të pazakonta me aligatorin, transmeton lajmi.net.
Në videon e mundësuar nga njëri prej grupit të vizitorëve, personi i cili i afrohet në një distancë jo fort të madhe aligatorit, arrin të realizojë një “selfie” me të.
Por, çmenduria nuk mbaron me kaq; sikur se mos të mjaftonte kjo, ai e reduktoi distancën me aligatorin, duke e puthur atë në zonën e hundës.
Sidoqoftë, videoja ka ngjallur reagime të shumta, të cilat bëjnë thirrje që veprimet e tilla të mos përsëriten, duke njohur natyrën e grabitqarëve siç janë aligatorët. /Lajmi.net/