E pazakontë: Një grua kapet duke bërë “twerk” mbi arkivol

Një video e një gruaje duke bërë "twerk" mbi arkivol është bërë virale pasi është parë nga më shumë se 10 milionë njerëz.

Fun

18/09/2020 17:44

Në klipin 24-sekondësh, një grua mund të shihet duke vallëzuar në majë të një arkivoli prej druri, i cili është i ekuilibruar në të dy anët, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Gruaja në video është veshur me të zeza, tekse po vallëzonte në majë të arkivolit me këngën ‘Ella Quiere Hmm..Haa..Hmm’ nga artisti i reggaeton Emcidues para turmës që po brohoriste.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë ngjarjen në fjalë. /Lajmi.net/