E pazakontë: Një gjarpër kapet duke u “shoqëruar” me tri rosa

Një fotograf ka kapur momentin e pabesueshëm kur tri rosa shoqëruan një gjarpër tigër shumë helmues që ishte duke notuar në liqenin e tyre deri në breg.

Fun

18/09/2020 19:21

Tim Kemp ishte në Parkun Whiteman në veri të Perth këtë javë kur e pa gjarprin duke u nisur drejt një pjese lundruese, ku po pluskonin rosat, transmeton lajmi.net.

Ai menjëherë u përgatit për më të keqen, por se rosat e përcollën zvarranikun me qetësi deri në zonë tokësore.

Fotografi Kemp tha se “nuk kishte parë diçka të tillë asnjëherë më parë” në karrierën e tij të bujshme si fotograf i botës së egër. /Lajmi.net/