E paralizuar në klinikë prej 14 vitesh, lind fëmijë! U përdhunua nga infermieri që kujdesej për të

Pas një dëmtimi cerebral mbeti totalisht e paralizuar nga koka te këmbët, qysh prej moshës 15-vjeçare dhe që nga ai moment ka 14 vite që qëndron në një qendër të specializuar për ata që nuk lëvizin për një kohë të gjatë.

Fun

25/01/2019 18:42

Pak muaj më parë, infermierët zbuluan se 29-vjeçarja ishte shtatzënë dhe po lindte. Por askush për muaj me radhë nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzënë, dhe aq më tepër që në të njëjtin shtrat ku qëndronte, ishte përdhunuar nga një prej infermierëve, i cili duhej të kujdesej për të.

Historia dramatike e abuzimit vjen nga Phoenix, në shtetin amerikan të Arizona, ku pas analizave të ADN-së, u zbulua infermieri 36-vjeçar që e kishte përdhunuar.

Bëhet fjalë për Nathan Sutherland, i cili punonte si infermier në qendrën ku e reja trajtohej. Viktima rezulton se është detyruar të përballet me abuzimin seksual, duke qenë se është e vetëdijshme, por totalisht e paralizuar dhe nuk mund të flasë.

Ajo i ishte besuar një klinike në Arizona qysh në moshë të mitur, deri kur në muajin dhjetor e kapën dhimbjet e lindjes. Një situatë e papritur nga të gjithë, duke qenë se askush nuk e dinte se ishte shtatzënë, shkruan noa.al.

Fëmija erdhi në jetë në 29 dhjetor, ndërkohë që po kujdeset nga shërbimet sociale.

Policia vendosi të hetojë lidhur me rrethanat e shtatzënisë, nëpërmjet analizave të ADN-së të punonjësve të stafit dhe pacientëve të tjerë, deri kur javën e kaluar përgjigja çoi në emrin e infermierit Nathan Sutherland, i cili u arrestua. /Lajmi.net/