E papritur, Manchester City i interesuar për nënshkrimin me Salah

Manchester City thuhet se është në pozitë të fortë për të transferuar yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sport

09/12/2021 15:10

Egjiptiani është ndër futbollistët më të mirë në botë kohëve të fundit dhe mund të largohet nga “Anfield”, nëse nuk arrin marrëveshje për rinovim, transmeton lajmi.net.

Kontrata momentale e Salah skadon në fundin e sezonit të ardhshëm, që vendos Liverpoolin në presion për të pranuar oferta, në rast që futbollisti nuk rinovon së shpejti.

Sipas “El Nacional”, Man City është duke prirë në garë për Salah, me trajner Pep Guardiola që e vlerëson lartë futbollistin.

Ndërkohë, në të kaluarën është raportuar edhe që Barcelona e do sulmuesin, por ky i fundit pastaj deklaroi se ndihet i lumtur te Liverpool./Lajmi.net/