E papritur, Bayerni siguron shërbimet e Joao Cancelo

Mbrojtësi i Manchester City, Joao Cancelo, do t’i bashkohet Bayern Munich në formë huazimi. Sipas raportimit të ‘The Athletic’ marrëveshja e huazimit të Cancelos ka të ngjarë të përfshijë një opsion blerjeje, me kampionët gjermanë që janë të etur për t’i siguruar për një kohë të gjatë shërbimet e 28 vjeçarit, përcjellë lajmi.net. Ai ka…

Sport

30/01/2023 14:40

Mbrojtësi i Manchester City, Joao Cancelo, do t’i bashkohet Bayern Munich në formë huazimi.

Sipas raportimit të ‘The Athletic’ marrëveshja e huazimit të Cancelos ka të ngjarë të përfshijë një opsion blerjeje, me kampionët gjermanë që janë të etur për t’i siguruar për një kohë të gjatë shërbimet e 28 vjeçarit, përcjellë lajmi.net.

Ai ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke dështuar të startojë në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Edhe lojtari tashmë mësohet se ka pranuar propozimin e gjigantit gjerman./Lajmi.net/