E pabesueshme, zebra “luftë” me krokodilin në lumë (FOTO)
Kjo është lufta për mbijetesë në botën e xhunglës.Një moment gati pabesueshëm shfaqet në këto foto, kur një zebër i kundëpërgjigjet sulmit të krokodilit, duke e kafshuar zvarranikun e ujit.
Fun
30/04/2016 17:39
Momenti mbresëlënës është kapur nga fotografi 41 vjeçar Nelis Wolmarans në lumin Mara të Kenias.
Një tufë krokodilësh i kishin ngritur kurthin në ujë zebrës, teksa u fut në lumë.
Megjithatë, kur ai sulmoi njërin prej tyre, nuk e parashikoi se mund të heqë dhëmbët.