E pabesueshme: Shkon të futet në veturë, gjen ariun në të

Arinjtë shpeshherë i hasim në rrugë nga makina, por t’i hasësh në makinë është e pazakontë.

Fun

21/11/2019 14:11

Një gjë e tillë i ka ndodhur një shtetasi kanadez, i cili ka filmuar momentin kur haset me ariun që po qëndronte në ulëset e pasme të veturës, transmeton lajmi.net.

Nuk ka ndonjë informacion në lidhje me llojin e makinës në videon e ngarkuar nga Daily Mail.

Ariu mund të shihet duke e larguar rripin e sigurisë me gojë, i ngjitur përbri ulëses së pasme të automjetit.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë ngjarjen e pazakontë. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/735286430294690/