E pabesueshme: Lind gruaja më e vjetër në botë, kjo është mosha e saj

Një grua në Indi po konsiderohet si më e vjetra në botë që ka lindur fëmijë ndonjëherë.

Fun

15/10/2019 16:40

Mosha në të cilën lindi pensionerja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur nga mediet ndërkombëtare, është 75 vjet, njofton lajmi.net.

Nëpërmjet metodës artificiale ‘IVF’, ajo arriti që të lindë një vajzë nëpërmjet prerjes cezariane në spitalin privat në Kota të Indisë.

Pesha e vajzës së saj mësohet të jetë 0,5 kilogramë, së cilës iu desh t’i nënshtrohej kujdesit intensiv përgjatë orëve të para të lindjes.

Për shkak të brishtësisë fizike, pas gjashtë muajsh, foshnja ka në funksion vetëm një veshkë.

Gruaja e moshuar ka vendosur një rekord në historinë botërore, pasi që mosha e gruas që bëri historinë në këtë aspekt ishte 65 vjet. /Lajmi.net/