E pabesueshme: Kështu përjetohen tërmetet në Mars

Falë hulumtimeve nga NASA dhe instrumenti i tyre SEIS (Eksperimenti Sizmik për Strukturën e Brendshme) tani mund të krijohet ideja se si tingëllojnë "tërmetet" në Mars.

Fun

21/09/2020 10:40

Tërmetet ndodhin në planetë të tjerë, e madje edhe në Hënë. Dridhja e parë u zbulua në Mars në prillin e kaluar, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Tani ne mund të dëgjojmë dridhjet e planetit të kuq – ekipi i ka përshpejtuar ato dhe e ka bërë atë të dëgjueshme, duke i ngarkuar në SoundCloud.

Nuk ka shumë për të dëgjuar, por pavarësisht kësaj, përjetimi është mjaft emocionues. /Lajmi.net/