E pabesueshme: Ja çfarë po i shkakton spermës tuaj ajri i ndotur

Frymëmarrja në ajër të ndotur mund të dëmtojë pjellorinë e burrave duke ulur sasinë e spermës që prodhojnë.

Lifestyle

31/03/2019 15:02

Testet mbi minj treguan se ata që ishin të ekspozuar ndaj ajrit toksik kishin spermë me kualitet më të ulët, në krahasim me ata që kishin thithur ajrin e pastër që nga lindja, transmeton lajmi.net.

Studimi shihte grimcat (PM), grimca të vogla që depërtojnë thellë në mushkëri dhe hyjnë në rrjedhën e gjakut.

Hulumtimi shton provat në rritje kundër ndotjes së ajrit dhe efektin e saj në shëndetin tonë, duke përfshirë sistemet riprodhuese dhe të frymëmarrjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se 15 përqind e popullsisë globale ka vështirësi në fertilitet.

Infertiliteti mashkullor përbën rreth gjysmën e problemeve shëndetësore, sipas vlerësimeve globale. /Lajmi.net/