E pabesueshme: Gruaja ha 10 pleskavica përbrenda pesë minutave

Në sfidën që po njihet si "patty Whooper challenge" nëpër botë, një grua ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Fun

28/11/2019 17:54

Kjo, pasi që gruaja, identiteti i së cilës nuk është zbardhur ende, ka incizuar vetën duke ngrënë 10 pleskavica përbrenda pesë minutash e njëzet e një sekondash (5:21), njofton lajmi.net.

Sfida në fjalë është e atillë që kërkon të vendoset një rekord kundrejt ngrënies së pleskavicave përbrenda një intervali të shkurtër kohor.

Pamjet janë marrë nga Daily Mail, e më pas janë publikuar në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

Në mesin e komenteve të bëra në atë postim, kishte të atilla që përshkruanin se kishin ngrënë një pleskavicë me dy të kafshuara.

“Po trishtohem me veten. Me vetëm dy kafshime, e hëngra një pleskavicë sot”, thuhej në koment.

Një sfidë e tillë është mundësuar nga restauranti i ushqimeve të shpejta ‘Burger King’, i lansuar në gusht të këtij viti. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/1012517319083693/