E pabesueshme çfarë i ndodhi Khabibit në aeroportin e Las Vegasit
Khabib Nurmagomedov ishte udhëtar i panjohur në aeroportin e Las Vegasit.
Sport
Khabib Nurmagomedov u bë një prej emrave më të përfolur në botën e sportit në ditët e fundit pas fitores ndaj Conor McGregor në UFC 229 dhe skenave të dhunshme që përcollën ballafaqimin e tyre.
Por, më pak se 24 orë pas meçit të përshkruar si më i madhi në histori të UFC, pothuajse askush nuk e njohu Khabibin derisa ai u largua nga aerporti i Las Vegas.
“ESPN” ka njoftuar se ai kaloi në aeroport pa u njohur nga udhtarët e tjerë, transmeton lajmi.net.
Ai u duk i befasuar kur një person i kërkoi një fotografi dhe u rikthye për të qenë udhëtar i panjohur para fluturimit për në Rusi ku iu bë një pritje heroike. /Lajmi.net/