E mundi veç vet Real Madridin me katër gola, flet sulmuesi i Gironas
Real Madridi u turpërua sonte duke pësuar humbje të thellë nga Girona, në kuadër të javës së 31-të në La Liga. “Mbretërit” pësuan 4:2 nga Girona, me katër golat e fitores për vendasit të realizuar nga sulmuesi Castellanos. Sulmuesi argjentinas hapi serinë e golave në minutën e 12-të për ta vazhduar në të 24-tën. Një…
Sport
Real Madridi u turpërua sonte duke pësuar humbje të thellë nga Girona, në kuadër të javës së 31-të në La Liga.
“Mbretërit” pësuan 4:2 nga Girona, me katër golat e fitores për vendasit të realizuar nga sulmuesi Castellanos.
Sulmuesi argjentinas hapi serinë e golave në minutën e 12-të për ta vazhduar në të 24-tën. Një minutë pasi nisi pjesa e dytë, Castellanos kompletoi het-trikun, ndërkohë që golin e katërt e shënoi në minutën e 62-të.
Castellanos pas ndeshjes tha se e kishte ëndërr t’i realizonte Real Madridit, por shtoi se t’ia shënonte katër gola ekipin madrilen se ka imagjinuar kurrë më parë.
“Një natë ëndrrash. Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme dhe është një lumturi. Ishte një ëndërr të shënoja kundër Real Madridit dhe të shënoja katër, mirë, as që mund ta imagjinoja”, tha ai, njofton Marca, transmeton lajmi.net.
Me këtë humbje, Real Madridi thuajse i ka shuar gjasat për titull të kampionit. Los Blancos zë vendin e dytë me 65 pikë, 11 më pak se Barcelona lidere.
Girona është e nënta me 41 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/