E mori bananen me vlerë 120 mijë dollarë nga galeria e arteve dhe e hëngri atë

Një artist tronditi turmën në shfaqjen Art Basel në Miami të shtunën kur kapi një banane që ishte ngjitur në një mur të një galerie dhe e hëngri atë.

Fun

08/12/2019 16:48

Banana ishte, në të vërtetë, një vepër arti nga artisti italian Maurizio Cattelan me titull ‘Komediani’ dhe u shit në një koleksion francez për 120,000 dollarë, transmeton lajmi.net.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, David Datuna, i cili e përshkruan veten si një artist amerikan me origjinë nga Gjeorgjia që jeton në Nju York, e heq bananen nga muri, bashkë me ngjitësin.

“Përformancë arti… artist i uritur”, tha ai, derisa qeronte frutin dhe kafshonte atë.

Një banane zëvendësuese u ngjit në mur rreth 15 minuta pas gjestit të Datuna.

Cattelan është ndoshta i njohur për tualetin e tij prej ari 18 karatësh, plotësisht funksional, të quajtur ‘America’ që ai dikur ia kishte ofruar si hua presidentit amerikan Donald Trump. /Lajmi.net/