E lyejtën me të zezë për ta bërë të duket si tigër, vetëm që t’i trembë majmunët

Një indian ka lyer qenin e tij me të zezë për ta bërë që të duket si tigër, në një përpjekje për të frikësuar majmunët nga korrat e tij të kafesë.

Fun

05/12/2019 17:22

Srikanth Gowda, nga fshati Nallur në Thirthahalli, ka pohuar se ai ishte në gjendje të mbronte të korrat e tij nga majmunët e bezdisshëm duke ngjyrosur qenin e tij të tipit ‘Labrador’ me vija të zeza, transmeton lajmi.net.

Ai vendosi që të merrte masa paraprake, pasi nëpërmjet lodrave në formë tigrash nuk ia doli të frikësonte primatët.

“Më parë kam provuar të vendos lodra në formë majmunësh në fusha për të trembur majmunët. Por, në një plan afatgjatë, ngjyrosja e qenit do bënte punë që të frikësonte kafshën”, tha Gowda për Asia News International.

Fotografistët e teknikës kreative kanë marrë më shumë se 4,000 pëlqime dhe 700 aksione në internet. /Lajmi.net/