E kryer, Nuno Mendes brenda disa orëve zyrtarizohet te PSG

Sporting befasisht në ditën e fundit të afatit kalimtar vendosi ta shesë mbrojtësin e krahut të djathtë, Nuno Mendes.

Sport

31/08/2021 18:33

Mendes gjatë tërë verës është shikuar si i paprekshëm, por në momentet e fundit, skuadra portugeze ndryshoi qëndrimin, transmeton lajmi.net.

Pas negociatave me pesë klube të mëdha, PSG ka arritur të sigurojë shërbimet e portugezit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se gjithçka është mbyllur për huazim me vlerë 7 milionë euro, pastaj opsion blerje për 40 milionë euro.

Ndërkohë, Mendes do nënshkruajë për pesë vite./Lajmi.net/