E kryer, Inter gjen zëvendësuesin e Lukakut

Skuadra italiane Inter po vazhdon t'i shikojë opsionet e mundshme për të zëvendësuar Romelu Lukakun.

Sport

09/08/2021 10:52

Inter është pranë marrëveshjes me sulmuesin e Romës, Edin Dzeko. Kushtet personale tashmë janë dakorduar, me boshnjakun që është pajtuar t’i bashkohet kampionit në një kontratë dy-vjeçare deri më 2023, raporton Fabrizio Romano.

Sidoqoftë për t’u finalizuar marrëveshja, fillimisht Roma duhet të gjejë një zëvendësues për sulmin. Dy alternativat e Romës në fazën e sulmit janë Tammy Abraham dhe Alexandre Lacazette.

Inter përpos Dzekos, planifikon që të transferojë edhe një sulmues tjetër për të mbuluar boshllëkun e lënë nga Romelu Lukaku. /Lajmi.net