E konfirmon Romano: Werner i bashkohet Leipzigut

Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Leipzig ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e Timo Wernerit nga Chelsea. Kthimi i lojtarit në Gjermani, pikërisht te skuadra ku ishte dy vite më parë, tashmë po konsiderohet çështje e kryer. Kjo lëvizje pritet të ndodhë së shpejti me “blutë” që janë të interesuar që të arkëtojnë…

Sport

09/08/2022 15:29

Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Leipzig ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e Timo Wernerit nga Chelsea.

Kthimi i lojtarit në Gjermani, pikërisht te skuadra ku ishte dy vite më parë, tashmë po konsiderohet çështje e kryer.

Kjo lëvizje pritet të ndodhë së shpejti me “blutë” që janë të interesuar që të arkëtojnë sa më shumë nga shitja e gjermanit.

Lojtari nuk shkëlqeu në “Stamford Bridge”, duke u cilësuar si njëri prej transferimeve më të dobëta në vitet e fundit. /Lajmi.net/