E konfirmon Romano: Spalleti i thotë “PO” Juventusit – Edon Zhegrova po bëhet me trajner të ri

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se trajneri italian, Luciano Spalleti ka pranuar ofertën e Juventusit. Siç raporton Romano, Spalleti ka do të nënshkruaj marrëveshje deri në qershor të vitit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi për vitet tjera, transmeton lajmi.net. Spalleti në Juventus nën menaxhim do të ketë edhe yllin e…

Sport

29/10/2025 10:13

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se trajneri italian, Luciano Spalleti ka pranuar ofertën e Juventusit.

Siç raporton Romano, Spalleti ka do të nënshkruaj marrëveshje deri në qershor të vitit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi për vitet tjera, transmeton lajmi.net.

Spalleti në Juventus nën menaxhim do të ketë edhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Ardhja e Spalletit vjen pas shkarkimit të trajnerit kroat, Igor Tudor i cili pati rezultate tejet zhgënjyese në fillim të këtij sezoni.

Kjo pritet të ketë impakt pozitiv edhe për Zhegrovën, i cili pritet të përfitoj më shumë minuta me fanellën “bardh e zi”, nën urdhërat e Spalletit./lajmi.net/