E konfirmon Romano, Milan dëshiron ta aktivizojë klauzolën e blerjes së Tomorit

Gazetari i njohur italian, njëkohësisht ekspert i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se Milan do ta aktivizojë klauzolën e blerjes së Fikayo Tomorit.

Sport

11/05/2021 08:37

Tomori u huazua gjatë janarit me mundësi blerje dhe ka shkëlqyer këtë edicion nën urdhrat e Stefano Piolit, transmeton lajmi.net.

Milan ka të drejtën e blerjes për 28.5 milionë euro dhe duket se do ta aktivizojë këtë mundësi.

“AC Milan ka vëmendjen për të nënshkruar me Fikayo Tomori nga Chelsea duke kompletuar klauzolën e blerjes për 28.5 milionë euro nëse garantohet pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Fikayo do ishte i lumtur të qëndronte”, shkroi ai.

Ndërkohë, e ardhmja e Gianluigi Donnaruma dhe Hakan Çalhanoglu mbetet në dyshime./Lajmi.net/