E konfirmon Romano: Ja sa kushton klauzola e lirimit të De Ligt

Agjenti i Matthijs de Ligt, Mino Raiola javën e kaluar befasoi të gjithë duke thënë se klienti i tij mund të largohet nga Juventus.

Sport

20/09/2021 15:55

Holandezi është duke shkëlqyer te “Bianconerët”, edhe pse kohën e fundit ka humbur pozitën e titullarit, shkruan lajmi.net.

Agjenti bëri me dije se ekziston mundësia e largimit gjatë verës, derisa edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se në kontratën e De Ligt eksiton një klauzolë lirimi me vlerë 150 milionë euro.

“Matthijs De Ligt ka klauzolë lirimi në kontratë me Juventusin dhe për këtë arsye Raiola foli për të ardhmen. Është valide që nga vera e vitit 2022 për 150 milionë euro. Juve shpreson ende ta mbajë”, shkroi ai.

Në të kaluarën, dy gjigantët spanjollë si Real Madrid dhe Barcelona kanë shprehur interesim për De Ligt./Lajmi.net/