E konfirmon presidenti i Getafe: Ja plani i UEFA-s për ta zhvilluar ndeshjen e shtyrë me Interin

Përhapja e koronavirusit në shtetet e Evropës ka prekur edhe sportin e futbollit.

Sport

11/03/2020 17:34

Tashmë edhe UEFA njoftoi për anulimin e dy ndeshjeve të Ligës së Evropës të planifikuara të luhen nesër, mes Sevilla – Roma dhe Inter – Getafe.

E menjëherë pas këtij vendimi reagoi presidenti i Getafe, Villaverde i cili zbuloi edhe planin e UEFA-s për t’i zhvilluar ndeshjet e shtyra, transmeton lajmi.net.

”UEFA po kërkon një fushë neutrale për të luajtur ndeshjen e pezulluar kundër Interit”, tha ai.

Këto masa po merren për parandalimin e përhapjesë së virusit COVID-19, që ka tronditur botën. /Lajmi.net/