E konfirmon Pirlo, pezullohen përkohësisht McKennie, Paulo Dybala dhe Arthur

Gjatë ditës së sotme, Andrea Pirlo ka dhënë lajmin se lojtarët Arthur, Pauolo Dybala dhe McKennie janë dënuar nga klubi.

Sport

02/04/2021 15:15

Weston McKennie, Paulo Dybala dhe Arthur janë gjobitur, përjashtuar dhe pezulluar përkohësisht nga Juventus, transmeton lajmi.net.

Ata nuk do të luajnë në Serie A ndeshjen kundër Torinos nesër pasi morën pjesë në një parti pa respektuar kufizimet e COVID-19 në shtëpinë e mesfushorit amerikan.

Juventus do të ketë disa mungesa në këtë ndeshje, marrë parasysh se Leonardo Bonucci dhe Demiral kanë rezultuar pozitivë.