E konfirmon Gerrard: Po punojmë për ta transferuar Coutinhon

Aston Villa duan ta mbajnë Philippe Coutinho edhe pas përfundimit të marrëveshjes për huazim.

Sport

11/05/2022 15:01

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho ka luajtur me fanellën e Aston Villa, pasi u huazua nga Barcelona.

Lojtari ka bërë paraqitje shumë të mira në Premier League dhe ka fituar besimin e Aston Villa, të cilët tashmë duan ta bëjnë transferimin permanent.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Aston Villa, Steven Gerrard.

“Unë mund ta përsëris se jam jashtëzakonisht i vendosur ta mbajmë Coutinhon këtu në formë permanente”, ka thënë Gerrard, transmeton lajmi.net.

“Po provojmë dhe jemi përafruar”, shtoi anglezi.

Aston Villa është në negociata për të zbritur çmimin e kërkuar nga Barcelona. Mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje mes klubeve. /Lajmi.net/