E konfirmon City: Aguero largohet në fund të edicionit

Manchester City ka konfirmuar se qendërsulmuesi Sergio Aguero do largohet në fund të edicionit.

Sport

29/03/2021 21:21

Pas plotë një dekade, argjentinasi do largohet nga “Etihad” si golashënuesi numër një në histori të klubit, shkruan lajmi.net.

Presidenti i Cityt, Khaldoon Al Mubarak ka konfirmuar se Agueros do t’i ndërtohet një statujë pranë stadiumit.

“Kontributi i Agueros te Manchester City këto 10 vitet e fundit ka qenë i madh. Ende s’ka ardhur koha për fjalë lamtumire dhe deklarata. Ka ende shumë që të arrihet me Sergion”.

“Në të njëjtën kohë, jam i lumtur të njoftoi se do krijohet një statujë e Sergios në “Etihad” se bashku me Vincent Company dhe David Silva”, tha ai.

Aguero ka shënuar 257 gola në 348 paraqitje, ndërkohë kërkohet nga Barcelona./Lajmi.net/