E konfirmon CDC: Koronavirusi përhapet përmes ajrit

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pranon tani që virusi korona përhapet përmes ajrit, sipas udhëzimeve të azhurnuara në faqen e internetit të agjencisë.

Lifestyle

05/10/2020 22:27

Kjo vjen dy javë pasi zyrtarët e CDC thanë se paralajmërimi i tyre i mëparshëm në lidhje me transmetimin nga ajri ishte gabim’, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

“Ka prova që në gjendje të caktuara, njerëzit me COVID-19 duket se kanë infektuar të tjerët që ishin më shumë se 1.5 metra larg”, shkruhet në udhëzimin më të fundit.

“Në këto raste, transmetimi ndodhi në hapësira të ventiluara dobët dhe të mbyllura që shpesh përfshinin aktivitete që shkaktonin rëndim frymëmarrje, siç janë sallat e këndimit ose ushtrimet fizike. Mjedise dhe aktivitete të tilla mund të kontribuojnë në grumbullimin e grimcave që mbartin virus”, thuhet tutje në udhëzim.

Nëse virusi përhapet në grimca të imëta, 1.5 metra distancë nga një person i infektuar nuk do të ishte domosdoshmërisht e mjaftueshme për t’ju mbrojtur nga infektimi i virusit.  /Lajmi.net/