E konfirmon agjenti i tij – Ozil, pas karrierës si lojtar, do të merret me lojëra elektronike

Erkut Sogut, që është agjenti i futbollistit, Mesut Ozil, thotë se e ardhmja e lojtarit, pas përfundimit të karrierës si futbollist, do të jetë në Esports.

Sport

18/06/2022 09:46

Lojtari viteve të fundit nuk u “rehatua” në ndonjë klub. Pas problemeve me Arsenalin, njëjtë i ndodhi edhe te Fenerbahche, ku u përjashtua nga skuadra.

I pyetur për të ardhmen e lojtarit, Sogut foli në aspekt të përgjithshëm se cili do të jetë fokusi i mesfushorit pas disa vitesh.

“Ai më shumë do të merret me Esports. Është shumë i mirë në lojërat elektronike. Nuk do të çuditesha nëse do ta shihja të garonte në nivelet e larta për Fortnite”, tha ndër të tjera Sogut.

Ozil, tani për tani, është lojtar i Fenerbahche, të paktën formalisht.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij në futboll./Lajmi.net/