E keni ngrënë gabim gjatë gjithë kohës, kështu duhet ta konsumoni ananasin

Ananasët janë të vështirë për t’u ngrënë, por një video virale ka zbuluar një mënyrë shumë më të thjeshtë për ta ngrënë frutin.

Fun

08/03/2019 09:58

Incizimi, i ndarë në TikTok nga ana e përdoruesit Dillon Roberts, tregon dikë që nxjerr pjesët e ananasit pas copëtimit të pjesës së sipërme.

Videoja tregon se si tërheqja e lëvores drejt qendrës ju jep copa në formë piramide, pa nevojën e copëzimit.

Videoja u nda më vonë në Twitter nga Lewis McCluskey, një student 21-vjeçar i Shkencave Biomjekësore nga Middlesbrough.

Ndiqeni videon, për t’ia lehtësuar punën vetës sa herë që konsumoni ananas! /Lajmi.net/