E keni larguar akullin nga xhami i veturës gabimisht, kjo është mënyra e duhur

Sapo të futesh në motorin e kërkimit ‘Google’, do gjesh një dyzinë mënyrash për largimin e akullit nga xhami i veturës.

Auto & Tek

02/12/2019 21:22

Megjithatë, vendosja e ujit, pa marrë parasysh temperaturës, nuk konsiderohet si ide e mirë nga RAC. Kjo, pasi që përballja e ujit të ngrohtë me xhamin, temperatura e të cilit është e ulët, mund të shkaktojë çarje.

Po ashtu, ekspertë këshillojnë që të mos përdoren asgjë tjetër përveç pajisjeve speciale për gërvishtjen e akullit.

Ata këshillojnë të zgjoheni dhjetë minuta më herët për të “shkrirë” makinën dhe paralajmërojnë shoferët të mos “largohen si një komandant tanku, me një vrimë të vogël të pastruar në xhamin e veturës”. /Lajmi.net/