E kap për fyti, desh e ngufat kundërshtarin
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ragbi. Ragbisti Brian Lake e ka kapur për fyti kundërshtarin Drew Petrie, të cilin desh e ngufati.

Sport
Në Britaninë e Madhe janë mësuar duke i parë përleshjet e ragbistëve gjatë ndeshjeve, por ky incident i parë në Aussie Rules, i parë fundjavën që shkoi, e tejkalon çdo parashikim.
Në fakt, ndeshja ndërmjet North Melbourne dhe Hawthorn u shndërrua në një kaos të vërtetë, kur ragbisti i Hawks, Brian Lake e kapi për futi kundërshtarin Drew Petrie, të cilin e shtriu për toke dhe desh e ngulfati.
Për fatin e mirë të Petrie, lojtarët tjerë ia larguan Laken dhe shpëtoi mrekullisht.