E infketuara me koronavirus në Kamenicë, është një 55-vjeçare
Pas disa ditësh pa asnjë rast të ri pozitiv në komunën e Kamenicës, sot një grua 55 vjeçare nga Rogana rezultoi me COVID-19, kurse dy të infektuar me këtë sëmundje janë drejt shërimit.

Lajme
Kështu ka bërë të ditur kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
1 rast i ri pozitiv dhe 2 persona drejt shërimit
Pas disa ditësh pa asnjë rast të ri pozitiv, fatkeqësisht sot një grua 55 vjeçare nga Rogana rezultoi me COVID-19, kurse fatmirësisht dy të infektuar me këtë sëmundje janë drejt shërimit.
E kam të qartë që u ka humbur durimi duke qenë të izoluar në shtëpi për disa javë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm akoma.
Tani që gradualisht po i kthehemi normalitetit ju lutem mos shtrëngoni duart, mbani distancën e higjienën personale duke pastruar duart vazhdimisht me sapun ose dezinfektues me bazë alkooli.
#VazhdoniKujdesinPerVeten /Lajmi.net/