E goditën viktimën me thikë në bark disa herë, Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për dy të dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve N.D., dhe E.P., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë,…

Lajme

27/01/2025 12:07

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve N.D., dhe E.P., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja në tentativë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 25 janar 2025, rreth orës 17:05, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, pas një mosmarëveshje në komunikacion, të pandehurit për të u sqaruar hynë në automjetin e të dëmtuarit L.Q., dhe gjatë rrugës brenda veturës, të pandehurit e sulmojnë të dëmtuarin L.Q., e pastaj përleshja vazhdon edhe jashtë veture ku në një moment i pandehuri N.D., nxjerr një thikë nga xhepi dhe me dashje që ta privon nga jeta e godet të dëmtuarin disa herë në pjesë abdominale duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe dy të pandehurit largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari fillimisht dërgohet në Emergjencën e Ferizajt pastaj dërgohet në QKUK-Prishtinë, ku i nënshtrohet operimit, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale ”Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.

Të pandehurit që nga data 25 Janar 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.