E frikshme: Këto janë 10 vrimat më të mëdha në tokë

Megjithëse ndërtojmë rrokaqiej të lartë, majën e të cilëve nuk mund ta shohim, ne nuk ndihemi më të vegjël se sa me krateret e mëdha që ndodhen në pjesë të ndryshme të planetit tonë.

Fun

24/12/2018 23:16

Bëhet fjalë për vrima të krijuara nga dora e njeriut, por edhe projektues i të cilave është natyra

– Porta e Ferrit të Darvazit

Nëse keni menduar ndonjëherë se si mund të duket porta e ferrit, keni  mundësi të shkoni në Uzbekistan. Atje, pranë qytetit të vogël të Darvazit, ndodhet fenomeni natyror, i cili për shkak të paraqitjes së tij është quajtur nga popullata lokale Dera drejt Ferrit.

Shpella nëntokësore u zbulua rastësisht 40 vjet më parë nga gjeologët që kërkonin gaz. Është kaq e madhe sa gjatë shpimit, i gjithë kampin gjeologjik dhe pajisjet u shembën mbi të. Por pasi që ishte e mbushur me gaz, askush nuk guxoi të lëshohej brenda saj.

Për të parandaluar rrjedhjen e gazit, gjeologët e kanë vënë atë në zjarr. Që atëherë, shpella vazhdon të digjet. Askush nuk e di sasinë e gazit që ka djegur deri më tash ose kur shpella do të pushojë së djeguri. Diametri i vrimës është rreth 70 metra, ndërsa thellësia është rreth 20 metra.

-Miniera Bingham Canyon

Kjo është vrima më e madhe në Tokë e bërë nga njerëzit, një minierë prej 4 kilometrash e gjerë dhe 1.2 km e thellë. Gërmimet filluan në vitin 1863, dhe që atëherë janë nxjerrë rreth 17 milionë tonë bakri, 715 tonë ari dhe 5900 tonë argjendi. Ajo ndodhet në shtetin federal amerikan Utah dhe aty punohet edhe sot.

– Vrima ‘pa fund’

Diga Monticello ose “vrima e shenjtë” në Kaliforni përdoret kur ajo është me kapacitete të plota dhe uji duhet të rrjedh nga rezervati. Falë madhësisë së saj, në të rrjedhin rreth 14400 metra kub ujë çdo sekondë. Puna aty u përfundua pas pesë viteve të plota, 1957. Ajo është e gjerë rreth 20 metra dhe thellë rreth 214 metra, uji derdhet në të vetëm në rastet e sasisë së jashtëzakonshme, siç ishte në maj 2006.

-Vrima e madhe

Miniera e diamanteve Kimberley, e njohur si “Vrima e Madhe”, në Afrikën e Jugut është një nga vrimat më të mëdha të bëra nga dora e njeriut në botë. Midis 1866 dhe 1914, më shumë se 50,000 minatorë me lopata kishin gërmuar një vrimë të madhe. Gjatë këtij gërmimi, ata grumbulluan rreth 2722 kilogramë diamanti.

Vrima është rreth 462 metra e gjerë, dhe thellësia e saj është 1098 metra. Gjatë viteve, vrima u mbush me ujë dhe vetëm 175 metra mbetën të dukshme.

-Vrima e kaltër

Ndonëse ka disa vrima blu në Bahama, vrima blu e Dean është padyshim më e madhja. Vrimat blu janë shpella vertikale të zhytura që mund të gjenden në det ose në tokë, dhe janë jomikpritëse për shumicën e krijesave të detit, por janë habitat i baktereve të shumta.

Ngjyra e errët blu krijon transparencë të lartë të ujit dhe rërës së karbonatit të bardhë në pjesën e poshtme. Vrima blu e Dean në Bahama është 202 metra e thellë, dhe supozohet se, ashtu si të gjitha vrimat blu, u krijua gjatë epokës së akullit kur niveli i detit ishte 100-200 metra më i ulët se ai i sotëm.

– Miniera e diamantit në Siberi

Miniera e diamanteve Mirny është padyshim më e madhja e këtij guri të çmuar dhe ishte e para në botë. Është 525 metra e thellë, me një perimetër prej 1200 metrash. Madje, është e ndaluar fluturimi mbi vrimë, pasi ka pasur raste kur kjo ‘bishë” ka “thithur” helikopterët. Sot kjo minierë është braktisur.

-Vrima e dragoit

Vrima e dragoit është 300 metra e thellë. Ajo është vrimë nënujore në Detin e Kinës Jugore. Vendorët e quajnë këtë vrimë një “sy” dhe ndodhet në zonën që aktualisht është një nga vendet më të rrezikshme në tokë dhe me vite është pjesë e kontestuar ndërmjet Vietnamit, Malajzisë, Indonezisë, Bruneit, Filipineve, Tajvanit dhe Kinës.

-Miniera Diavik

Kjo minierë në Kanada është kaq e madhe sa ka aeroportin e saj, i cili mund të pranojë aeroplanin Boeing 737. Ajo duket veçanërisht e bukur kur uji rreth tij ngrihet. Aty, çdo vit, rreth 1600 kilogramë diamanti janë gërmuar, dhe supozohet se puna do të vazhdojë deri në vitin 2023.

– Vrima Berkeley

Zyrtarisht një nga minierat më të mëdha të bakrit të hapur Berkeley gjendet në SHBA. Është rreth 1.6 kilometra e gjatë dhe pothuajse gjysma e saj është e  mbushur me ujë të fortë acidi (pH 2.5). Rrjedhimisht, e tërë miniera është e mbushur me metale të rënda dhe kimikate të ndryshme, si bakri, arseniku, kadmiumi, zinku. Ajo u mbyll në vitin 1982.

-Vrima super e thellë në Kola

Në fund të viteve 1950 dhe në fillim të viteve 1960, amerikanët dhe sovjetët nisën garën për të shpuar sa më thellë në koren e Tokës. Sovjetikët kishin më shumë sukses që nga viti 1970-2008, ku vrima e tyre e shpuar në Gadishullin Kola mban rekordin botëror si më e thella në botë.

Ajo përbëhet nga disa vrima që dalin nga një vrimë qendrore – “SG-3” me diametër 23 centimetra e gjerë, por me thellësi prej 12,261 metrave.