E frikshme- I dyshuari tentoi t’i vrasë disa persona duke i goditur me veturë në një park në Viti

Një vrasje e rëndë në tentativë u raportua dje në Viti. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar për shkak i se njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park. Pesë persona kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim…

Lajme

09/09/2025 09:19

Një vrasje e rëndë në tentativë u raportua dje në Viti.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar për shkak i se njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park.

Pesë persona kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/