E dhimbshme: Vdes për 28 Nëntor Halit Zariqi, veteran i UÇK-së nga Baica e Drenasit
Me dhimbje është pranuar lajmi për vdekjen e Veteranit dhe Invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halit Zariqi, nga fshati Baicë i Drenasit Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, ka njoftuar se Zariqi ishte shembull i qëndresës dhe sakrificës, një luftëtar që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit. Ai i përkiste…
Lajme
Me dhimbje është pranuar lajmi për vdekjen e Veteranit dhe Invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halit Zariqi, nga fshati Baicë i Drenasit
Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, ka njoftuar se Zariqi ishte shembull i qëndresës dhe sakrificës, një luftëtar që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.
Ai i përkiste brezit të atyre që e vendosën atdheun mbi çdo gjë, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kolektive.
Në këtë ditë të rëndë, ngushëllimet më të sinqerta u drejtohen familjes Zariqi, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
“Lavdi jetës dhe veprës së Halit Zariqit! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën dha gjithçka,” thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas.