E dhimbshme: Reus do ta humb Kupën e Botës si pasojë e lëndimit – turneu i 5 që e zë të dëmtuar

Marco Reus nuk do të jetë në listën e Gjermanisë. Kombëtarja e Gjermanisë, në ora 12:00 do të publikojë listën me lojtarët e ftuar për Kampionatin Botëror. Sipas raportimeve të ‘Sky’, në listë nuk do të jetë ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus, përcjell lajmi.net. Reus ka një dëmtim në kyçin e këmbës dhe s’është…

Sport

10/11/2022 11:15

Marco Reus nuk do të jetë në listën e Gjermanisë.

Kombëtarja e Gjermanisë, në ora 12:00 do të publikojë listën me lojtarët e ftuar për Kampionatin Botëror.

Sipas raportimeve të ‘Sky’, në listë nuk do të jetë ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus, përcjell lajmi.net.

Reus ka një dëmtim në kyçin e këmbës dhe s’është rikuperuar me kohë për këtë kampionat.

I njëjti lojtar kishte humbur Euro 2012, pasi ishte dëmtuar në ndeshjen e fundit asokohe, duke bërë përgatitjet para ndeshjes.

Në vitin 2014, Reus humbi Kupën e Botës, si pasojë e lëndimi. Përsëri, në 2016, në Euro nuk shkoi, pasi u lëndua sikur në vitin 2012, në të fundit ndeshje para Botërorit.

Në vitin 2018, Reus u përcoll nga fati dhe ishte prezent me kombëtaren, në Botëror. Por, fati i keq u kthye në Euro 2021 dhe tani në Kupën e Botës 2022, kur lojtari është i lënduar.

Reus është bërë viral në rrjetet sociale, ku po konsiderohet si lojtari më i pafat ndonjëherë. /Lajmi.net/