E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja 9 muajshe nga Drenasi

Sot ka ndërruar jetë voglushja nga Drenasi, e cila ditë më parë kishte pësuar djegie të shkallës së tretë.

Lajme

13/07/2019 14:17

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e voglushes.

Foshnja 9 muajshe nga Drenasi, Dea Tahiraj nga dita e diel ishte në në koma e shtrirë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, teksa kërkohej ndihmë për shërimin e saj.

Babai i Deas, ditë më parë ka treguar se vajza e tij aksidentalisht është përvëluar nga uji tejet i ngrohtë. /Lajmi.net/