E dekoroi shtëpinë aq frikshëm për Halloween, fqinjët thërrasin policinë nga frika se është skenë krimi e vërtetë
Shtëpija e tmerreve është duke lënë pa mend të gjithë!
Fun
Steven Novak, një burrë nga Dallasi e dekoroi shtëpinë e vetë për festën e Halloween aq frikshëm sa që patrullat e policisë janë bërë vizitorë të rregullt tek shtëpija e tij, shkruan lajmi.net.
Steven vendosi të bëjë diçka ndryshe nga të tjerët, për të ikur nga klishetë e skeletëve dhe kungujve të gdhenur, duke krijuar një skenë krimi aq reale sa edhe policëve iu desh pak kohë të kuptojnë se a ishte një skenë krimi e vërtetë apo vetëm dekorime.
Skenat brutale shihen rreth gjithë shtëpisë të tij, duke filluar nga trupa me kokë të këputur me sëpatë, trup i varur në shtizë, një karrocë plotë me gjymtyrë e deri në copa të “njerëzve” të coptuara plotësisht nga grirësja e drunjëve.
Fqinjët janë të tmerruar plotësisht nga kjo skenë, jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit. Këto janë pamjet e shtëpisë së tmerreve! /Lajmi.net/
View this post on Instagram