E dëgjuam edhe këtë – Qeveria në detyrë i referohet Avni Deharit në një takim bilateral si “Kryesuesi i Seancës Konstitutive”

Zyra për shtyp e Qeverisë (në detyrë) të Kosovës ka nxjerrë një komunikatë të çuditshme duke iu referuar deputetit Avni Dehari si “Kryesues i Seancës Konstitutive” në një pritje të kryeparlamentarit në Maqedoni të Veriut, Afrim Gashi. Ndonëse kjo në rend të parë nuk është titull por veçse “rol” i përkohshëm i një seance që…

Lajme

19/08/2025 18:14

Zyra për shtyp e Qeverisë (në detyrë) të Kosovës ka nxjerrë një komunikatë të çuditshme duke iu referuar deputetit Avni Dehari si “Kryesues i Seancës Konstitutive” në një pritje të kryeparlamentarit në Maqedoni të Veriut, Afrim Gashi.

Ndonëse kjo në rend të parë nuk është titull por veçse “rol” i përkohshëm i një seance që supozohet të kryhet shpejt, Qeveria në detyrë e Vetëvendosjes ia përshkroi Deharit si titull permnanet.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi”, thuhet në njoftim.

“Në një takim miqësor e të përzemërt, diskutuan bashkë për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet. U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë”, thuhet në njoftim.