E dashuron përsosmërinë, por e dini cili është defekti më i madh i Virgjëreshës?
Shpesh janë financat ato që i shqetësojnë, herë të tjera është imazhi i tyre dhe si rrjedhojë krijojnë një vorbull dhe futen në vetkritikë të pakontrolluar që i bën të ndjehen inferiorë ndaj të tjerëve.
Fun
Prej datës 23 gusht kemi hyrë në sezonin e shenjës më perfeksioniste të horoskopit, Virgjëreshës. Të udhëhequr nga Mërkuri, planeti prej nga ka marrë edhe emrin nga perëndia romake e komunikimit, Virgjëresha është një shenjë inteligjente, punëtore, shumë e zonja dhe me një elokuence të pashoqe në artikulim.
Kjo shenjë ka një sy të mrekullueshëm për detajet aq sa arrijnë të kapin gjithçka me një rrotullim të syve. Kuptojnë mimikat, shikojnë cepin e këmishës që duket keq, mos të themi që kuptojnë edhe password-in tuaj vetëm duke parë lëvizjen e gishtërinjve. Të lindurit në këtë shenjë e dashurojnë përsosmërinë dhe vuajnë për ta pasur, jo vetëm në pamjen e jashtme, por në çdo aspekt të jetës.
DEFEKTI më i madh i Virgjëreshës është sensi i kritikës. Ajo kritikon më shumë sesa duhet, më shpesh sesa duhet dhe e bën këtë me këdo, përfshirë edhe veten e tyre. Shpesh janë financat ato që i shqetësojnë, herë të tjera është imazhi i tyre dhe si rrjedhojë krijojnë një vorbull dhe futen në vetkritikë të pakontrolluar që i bën të ndjehen inferiorë ndaj të tjerëve. /Lajmi.net/