E çuditshme: Chelsea nuk do të shitet tek ofertuesi më i madh – ka një rregull tjetër
Skuadra e Chelsea është ndër temat kryesore në mediat britanike ditëve të fundit.
Sport
Sanksionet që ka vendosur qeveria britanike për pronarin e Chelsea, Roman Abramovich, kanë bërë që oligarku rus të obligohet ta shes klubin.
Ofertat e para janë nisur tashmë drejt zyrave të Chelsea për të marrë pronësinë e klubit. Por, një gjë që është e çuditshme është se klubi nuk do të shitet me doemos tek ata që kanë bërë ofertën më të lartë.
Siç është situata, ofertat nuk shkojnë tek Abramovich, por ‘Raine Group’ dhe Qeveria e Britanisë së Madhe do të vendosin se çfarë është më mirë për klubin, përcjell lajmi.net.
Kriteri nuk është oferta më e lartë. Përkundrazi, ofertuesit duhet ta kenë të qartë se për të ardhur në krye të klubit duhet të kenë vlera të caktuara – dhe të tregojnë çfarë vlera do t’i japin klubit.
‘Blutë’ shpresojnë se shitja e klubit do të bëhet së paku deri në fund të këtij muaji. /Lajmi.net/